Krahas rritjes së vazhdueshme të studentëve, viti i ri akademik 2020/2021, e karakterizon UBT-në me staf të përforcuar akademik dhe profesional. Së fundmi, rreth 50 profesorë, prej tyre doktorë shkence të diplomuar në shtetet për zhvilluara të botës, i janë bashkuar institucionit më të përkushtuar ndaj aktiviteteve akademike dhe arsimore-edukative, UBT-së.
UBT përveç që vazhdon të jetë lider në arsimin e lartë jopublik dhe të ketë rol aktiv në shërbim të shoqërisë, mbetet një nga i vetmi institucion që përkrahë vazhdimisht zvogëlimin e papunësisë në vend.
Si rezultat, paralel me numrin e studentëve, edhe numri i stafit që punësohet në UBT vazhdon të rritet nga viti në vit, ku stafi i angazhuar ka grada të larta shkollimi dhe janë të përgatitur për të ndarë përvojat dhe ekspertizat e tyre profesionale me studentët.
Në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), UBT është institucioni numër një për nga numri i stafit të punësuar. UBT vitin e kaluar ka rritur numrin në rreth 1 mijë të punësuar, përfshirë staf akademik dhe administrativ. Numri i stafit që angazhohet në UBT, vazhdon të rritet nga viti në vit.