UBT News

Rritet interesimi i maturantëve për Psikologji në UBT: Program me standarde evropiane

Fakulteti i PsikologjisëUBT ofron një program bashkëkohor studimi, i cili është i hartuar sipas standardeve më të larta evropiane, duke përmbushur plotësisht udhëzimet e EuroPsy (European Certificate in Psychology) dhe Kornizën Kombëtare të Arsimit të Kosovës. Ky program synon të përgatisë profesionistë të aftë në fushën e psikologjisë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë me sukses si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Programi është i dizajnuar për të ndërtuar baza të forta akademike dhe profesionale, duke filluar nga teoritë themelore mbi zhvillimin e individit, personalitetin, proceset e të menduarit dhe të nxënit, e deri te vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjive dhe çështjeve psiko-sociale. Përmes një kurrikule gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore, programi integron qasje nga fusha të ndryshme të psikologjisë dhe shkencave të lidhura, duke reflektuar saktësisht nevojat e tregut të punës, trendët rajonalë dhe zhvillimet globale.

Qëllimi kryesor i këtij programi është avancimi i metodologjisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, forcimi i kontributit në komunitet, si dhe promovimi i kërkimit shkencor. Për ta përmbushur këtë mision, UBT ofron një kurrikulë të strukturuar në mënyrë rigoroze sipas standardeve evropiane, e cila ndërlidhet me metoda mësimore bashkëkohore dhe praktike, si dhe me një staf akademik të kualifikuar me përvojë të pasur vendore dhe ndërkombëtare.

Pas përfundimit të studimeve në nivelin Bachelor, studentët pajisen me kompetenca të avancuara, duke u bërë të aftë të kuptojnë dhe të zbatojnë metoda e teknika të ndryshme psikologjike. Ata zotërojnë qasjet themelore për integrimin e njohurive psikologjike dhe aplikojnë me sukses njohuritë nga shkencat natyrore dhe shoqërore të ndërlidhura me këtë fushë.

Të diplomuarit janë të përgatitur të kryejnë vlerësime psikologjike të individëve, grupeve apo organizatave, si dhe të interpretojnë dhe zbatojnë teori psikologjike në praktikën e përditshme. Ky proces studimi zhvillon një të menduar kritik dhe analizë të thellë profesionale, duke u mundësuar studentëve të komunikojnë në mënyrë efektive, si në aspektin verbal ashtu edhe me shkrim, duke respektuar dhe zbatuar gjithmonë etikën më të lartë profesionale.

Gjithashtu, si rezultat i kërkesave të mëdha për të studiuar në këtë drejtim, me akreditimin e fundit është rritur kuota e studentëve në programin e Psikologjisë.

Me një qasje moderne dhe plotësisht të orientuar drejt praktikës, programi i Psikologjisë në UBT përgatit gjenerata të reja liderësh të aftë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Cilësia e lartë e këtij programi dëshmohet edhe nga sukseset dhe rangimet ndërkombëtare të vetë institucionit.

Në vitin 2026, UBT është vlerësuar si i pari në botë në kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin global WURI, gjë që vërteton reputacionin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë. Ndër sukseset më madhore, UBT ka fituar titullin “Engaged University of the Year”, duke u pozicionuar si universiteti më i mirë në botë në këtë kategori dhe duke lënë pas institucione prestigjioze nga Suedia, Kanadaja, Australia dhe Arabia Saudite.

Me mbi 25 vite traditë, inovacion të vazhdueshëm dhe ekselencë akademike, UBT mbetet padyshim alternativa kryesore dhe më e sigurt për të gjithë ata që synojnë një karrierë të shkëlqyer dhe me ndikim në fushën e psikologjisë dhe shkencave sociale.

/A.K/

Exit mobile version