Romani i Salman Rushdie, “Vargjet Satanike” po ngjitet në top listat e librave më të shitur pasi ai u sulmua me thikë në perëndim të New York-ut, javën e kaluar.
“Vargjet Satanike”, roman ky që shkaktoi reagim të thellë nga pjesa më e madhe e botës myslimane kur u botua në vitin 1988, u ngjit në vendin e 8-të në listën e librave fiksion më të shitur të javës në Amazon.
Romani nuk ishte i renditur në listën e 100 librave fiksion më të shitur të Amazon para se Rushdie të sulmohej gjatë një eventi në New York.
Policia e identifikoi sulmuesin si 24-vjeçari Hadi Matar nga Fairview, New Jersey. Matar u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë për sulmin ndaj Rushdie, si dhe për sulm të shkallës së dytë për plagosjen e moderatorit./UBTNews/