Seychelles (Sejshellet), vendi që ka vaksinuar mbi 60% të popullsisë kundër COVID-19, po i rikthen masat kufizuese pas rritjes së rasteve.
Arkipelagu me gati 100 mijë njerëz ka regjistruar afër 500 raste të reja brenda tri ditëve që nga 1 maji dhe ka rreth 1 mijë raste aktive. Madje raportohet se një e treta e rasteve janë edhe njerëz që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Ndërsa pjesa tjetër kanë marrë së paku një dozë ose nuk janë vaksinuar.
Shkollat janë mbyllur dhe aktivitetet sportive janë pezulluar për dy javë. Baret, restorantet dhe dyqanet po shkojnë drejt mbylljes dhe disa tubime janë ndaluar./UBTNews