UBT News

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë: Nafta arrin nivelin më të lartë që nga muaji maj

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i majit.

Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), të premten një litër naftë tregtohet me 1.69 euro, një litër benzinë me 1.50 euro, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.

Kjo shënon vlerën më të lartë të naftës që nga 5 maji, kur një litër kushtonte 1.67 euro. Në atë periudhë, benzina tregtohej me 1.52 euro/litër, ndërsa gazi me 0.81 euro/litër.

Rritja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare. Prej muajit maj e deri javën e kaluar, në fuqi ishte një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Iranin, i cili mbajti stabilizimin e çmimeve të naftës në bursë.

Mirëpo, rikthimi i sulmeve ditët e fundit dhe ri-mbyllja e Ngushticës së Hormuzit — pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë — ka nxitur menjëherë ngritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, efekt që po reflektohet edhe në tregun vendor.

Exit mobile version