Një helikopter ushtarak i Pakistanit është rrëzuar pranë qytetit Muzaffarabad, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Lajmi është konfirmuar nga ushtria pakistaneze.
Sipas autoriteteve ushtarake, helikopteri u rrëzua pak pas ngritjes në fluturim. Deri më tani nuk është bërë publik numri i saktë i viktimave, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur menjëherë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se bëhej fjalë për një helikopter të tipit Mi-17, ndërsa të dhënat paraprake sugjerojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se një komision i posaçëm do të hetojë rrethanat e plota të ngjarjes.
Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ku ditët e fundit janë zhvilluar protesta dhe përplasje mes forcave të sigurisë dhe aktivistëve lokalë. Megjithatë, ushtria pakistaneze nuk ka sugjeruar ndonjë lidhje mes protestave dhe rrëzimit të helikopterit.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë Asim Munir kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave dhe kanë nderuar ushtarakët e humbur në aksident. /Al Jazeera/ /E.A/
