Një rrezik shumë i madh zjarri, i kategorisë IV, parashikohet në 10 rajone greke, sipas një njoftimi publik që kanë bërë autoritetet lokale greke.
Rrezik shumë i madh zjarri parashikohet për rajoni e Atikës, të Greqisë Perëndimore, Peloponezit, Thesalisë, Greqisë Qendrore, Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, Egjeut të Veriut, Prevezës dhe Ishujve Jonianë, shkruan ANA.
Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka informuar shërbimet shtetërore të përfshira, si dhe autoritetet rajonale dhe lokale në zonat e mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për t’u përballur menjëherë me çdo shpërthim zjarri.
Gjithashtu ka paralajmëruar publikun të shmangë çdo aktivitet në natyrë që mund të shkaktojë aksidentalisht një zjarr, siç janë zjarret e mëdha, përdorimin e makinerive që krijojnë shkëndija, barbekjutë, trajtimin e koshereve të bletëve ose hedhjen e cigareve të ndezura.