UBT News

Rrezikon rënien nga Premier Liga pas 71 viteve, ja vendimi i Evertonit për Lampardin

Krerët e skuadrës angleze Everton nuk besojnë që shkarkimi i Frank Lampard do të ndihmojë në synimin e tyre për të qëndruar në Premier Ligë, pavarësisht se janë rritur gjasat që skuadra angleze të bie nga liga pas plot 71 vitesh.

Pavarësisht kësaj, kjo gjë nuk nënkupton që vendimi final i Evertonit është të qëndrojë me Lampardin deri në fund të këtij rezultati, ku kjo gjë do të varet nga rezultatet e ardhshme.

Siç raportohet nga “Sky Sports News”, ekziston një shqetësim brenda bordit udhëheqës të Evertonit, pas rezultateve të fundit, ku klubi ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë.

Ndërkaq, spekulimet për një rikthim të Sam Allardyce në postin e trajnerit të Evertonit, “Sky Sports” raportoi që janë plotësisht të pavërteta.

Exit mobile version