Inxhinierë nga Openreach u dërguan për të zgjidhur problemin në Torridge, Devon, por nuk treguan se kur do të riparohet. Sipas firmës, e cila operon rrjetin digjital në zonë, brejtësit ishin fajtorë për ndërprerjen.
Rreth 1,800 banorë në të gjithë Torridge thuhet se kanë mbetur pa qasje në internet.
Një zëdhënës tha: “Rrjeti ynë telefonik dhe brezi i gjerë brenda dhe rreth zonave të këmbimit Bideford, Clovelly, Hartland dhe Horns Cross është dëmtuar nga brejtësit. Ndërprerja aktualisht po prek rreth 1,800 klientë”.
Shtëpitë e prekura nga ndërprerja janë konfirmuar në Bideford, Clovelly, Hartland, Horns Cross, Parkham, Woolfardisworthy dhe Buckland Breëer, raportoi Devon Live, transmeton Klankosova.tv.