UBT News

Rreth 70% rënie të vizitorëve gjatë pandemisë

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë publikuar hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e turizmit. Këtu u tha se gjatë vitit 2020, në Kosovë ka pasur rënie të vizitorëve rreth 70%, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se Kosova ka kushte natyrore dhe kulturore për zhvillimin e turizmit.

Ajo tha se do të krijohen politika zhvillimore për zhvillimin e turizmit, derisa ka thënë se në  vitin 2020 turizmi ka pasur rënie të vizitorëve ndërkombëtarë prej 70%.

“Unë sot marr pjesë në këtë prezantim në ndikimin e sektorit të turizmit. Ky hulumtim është kryer në koordinim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Industria e Turizmit është e rëndësishme sepse radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara në botë. Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi përparësi nga aspekti kulturor dhe natyror, dhe jemi vendi i pasur si turizmi malor, me vlera artizanale, duhet të sjellim oferta sa më të mira dhe jemi të përkushtuar që të zhvillojmë politika për zhvillimin e turizmit. Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, falënderoi ministren Hajdari për pjesëmarrjen në këtë event. Më pas ia tha se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit.

“Faleminderit që më në fund edhe turizmi të jetë një nga prioritetet e qeverisë duke marr parasysh që asnjë Qeveri nuk e ka pasur parasysh dhe do të jemi krahu i djathtë i institucioneve”, u shpreh ai.

Lumturije Geci, u.d e departamentit të Turizmit ka treguar se cilët sektor kanë marr pjesë në hulumtim.

Ndërsa sa i përket zvogëlimin të stafit ajo tha se sektori i guidave ka qenë me i rrezikuari ku 61% prej tyre kanë deklaruar së mund të humbin vendin e punës.

“Dëri me tani nuk ka ekzistuar ndonjë hulumtim vetëm për sektorin e turizmit.Në hulumtim kanë qenë të përfshirë sektori i gastronomisë, agjencive, akomodimit, transportit dhe guidave. Stafi për t’u largua prej punës ka që një prej sfidave. Sektori i guidave ka qenë më i rrezikuara dhe 61% kanë deklaruar se parashohin largimin prej vendit të punës. Bizneset kishin arritur të hyra të mëdha në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 shumica e tyre nuk kanë mundur të realizojnë të hyra më shumë se 50 mijë euro”, tha Geci.

Exit mobile version