UBT News

“Rreth 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike të Parisit”

Ministri i Sportit dhe i Turizmit i Polonisë, Kamil Borniczuk tha se rreth 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris vitin e ardhshëm, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë ngjarjen.

Deklaratat e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia u shprehën kundër një plani të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t’ua lejuar rusëve dhe bjellorusëve pjesëmarrjen në këto gara. Ukraina ka kërcënuar se do të bojktojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse u lejohet pjesëmarrja atyre. Por IOC tha të enjten se çdo bojkot vetëm do të “dënojë atletët”.

Sipas Borniczukut, ka gjasa të formohet një koalicion prej 40 vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, kundër pjesëmarrjes së lojtarëve rusë e bjellorusë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi javën e kaluar se do të “eksplorojë një shteg” për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë në Paris nën një flamur neutral, duke shtuar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre”./UBTNews/

Exit mobile version