Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 2 mijë e 680 punëtorë shëndetësorë deri më tani me vaksinat antiCOVID që i ka dhuruar Serbia.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 71 mijë e 900 qytetarë kanë aplikuar për imunizim përmes portalit vaksinimi.mk.
Nga 118 mijë e 314 të regjistruar, 56 mijë e 784 janë shtetas më të vjetër se 70-vjeç.