UBT News

Rreth 16 ton marihuanë u kapën në një plantacion të paligjshëm pranë Los Anxhelosit

Policia e Kalifornisë zbuloi një plantacion të madh të paligjshëm të marihuanës pranë Los Anxhelosit, i cili do të gjeneronte një miliard gjersa janë sekuestruar 370 mijë bimë deri më tani dhe janë arrestuar 131 njerëz.

Zyra e sherifit njoftoi se operacioni, gjatë të cilit u kapën 16 ton marihuanë, po vazhdonte tash e dhjetë ditë.

Është një plantacion kaq i madh, saqë policia deri më tani ka shkatërruar vetëm 205 nga rreth 500 serra dhe ka mbledhur vetëm rreth 40 për qind të sasisë totale të marihuanës.

Exit mobile version