UBT News

Rreth 10 milionë euro për policinë dhe personelin shëndetësor

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për zyrtarët policorë dhe personelin shëndetësor.

“Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, Qeveria në detyrë ka ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

“Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:

1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;

2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe

3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./UBTNews

Exit mobile version