Tre të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur është bilanci deri tani pas rrëshqitjes së dherave në qytetin bregdetar të Atami, në Japoninë qendrore.
Zyrtarisht, rreth njëzet njerëz janë zhdukur, por 48 orë pas tragjedisë, ndërsa zyrtarët lokalë nuk kanë qenë ende në gjendje të përcaktojnë fatin e dhjetëra të tjerëve në zonë në kohën e katastrofës.
“Për momentin ne kemi konfirmuar që 102 njerëz janë të sigurt dhe të shëndoshë, ndërsa ne vazhdojmë të verifikojmë sigurinë e 113 të tjerëve nga 215 banorët të cilët ishin me sa duket në zonën e goditur nga rrëshqitja e tokës”, tha Yuki Sugiyama, një zyrtar lokal për AFP.
Gjatë një konference për shtyp mbrëmë, kryetari i bashkisë së Atami, Sakae Saito, sqaroi se numri zyrtar i rreth njëzet personave të zhdukur është “një numër i bazuar në informacionin që kishte arritur në komunë në momentin që kishte ndodhur katastrofa dhe për këtë arsye i nënshtrohet rishikimit”.