UBT News

Rrënohet një mbindërtim pa leje në Prishtinë

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë është rrënuar një ndërtim pa leje.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adoni Tahiri ka treguar se mbindërtimi aty ishte evidentuar javë më parë për çka kishte urdhëruar palën që vet ta rrënojë pjesën e shtuar por që një gjë e tillë nuk ishte përfillur.

“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar. Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim. Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës. Hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri. 

Exit mobile version