Njerëz të pyetur nëpër Rusi kanë shprehur reagime të përziera ndaj akuzave se forcat ruse kanë kryer krime lufte në qytezën ukrainase Buça.
Dhjetëra civilë janë gjetur në varreza masive, apo të vrarë në rrugë, me duar të lidhura, pasi trupat ruse u zmbrapsën nga periferia e Kievit.
Mediat ruse po i hedhin poshtë gjetjet si manipulim – një pohim që gazetarët ndërkombëtarë e kanë përgënjeshtruar. Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, i ka pyetur njerëzit në disa qytete të Rusisë:
“A keni dëgjuar për qytezën ukrainase Buça?”.
Shumë prej tyre i kanë bërë jehonë qëndrimit të Kremlinit se pamjet e mizorive ishin “të rreme”.
Disa rusë, megjithatë, janë shprehur të tronditur dhe i kanë quajtur vrasjet “të tmerrshme”, përderisa të tjerë kishin shumë frikë t’i shprehin ndjenjat e tyre të vërteta. RFE
Link: https://www.evropaelire.org/a/reagime-ruset-krime-buca-ukraina-rusia-lufta/31791129.html