Ioanna Bella, modelja e njohur greke ka rrëfyer përvojën e saj të dhunës nga ish-partneri i saj. Modelja u ka bërë thirrje të gjitha grave që të heqin dorë sa më shpejt nga marrëdhëniet toksike dhe të shpëtojnë prej tyre.
Në një intervistë me gazetaren greke, Sasa Stamati modelja rrëfeu se si ia doli të ndahej nga partneri, nga i cili përjetoi dhunë verbale.
“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largova dhe nuk e pashë kurrë më. Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj”, u shpreh modelja greke. Rrrëfimi i saj vjen në një kohë kur Greqia u trondit nga disa vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre, duke përmendur atë të 20-vjeçares britanike nga piloti 32-vjeçar./dritare.net