Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është shfaqur së fundmi në kopertinën e “Vanity Fair” duke mahnitur me pamjen e saj.
Gjatë intervistës, ajo ka rrëfyer se në vjeshtën e vitit 2019, kishte dyshime për talentin e saj deri para publikimit të hitit “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit “Future Nostalgia”.
“Ekzistonte një presion. Njerëzit thjesht po më thoshin se nuk isha mjaftueshëm e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim ose çfarëdo tjetër… Dhe unë thashë: Mirë, thjesht do të mbyll gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta bëj gati këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj. Mendoj se më duhej diçka thjesht për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi”, ka thënë Dua duke dhënë kështu edhe një mesazh për të rinjtë./dritare.net