UBT News

Rrahmani befason një tifoz pas ndeshjes

Napoli të martën korri një fitore të rëndësishme ndaj Eintracht Frankfurt në Gjermani, me rezultat 0-2 në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ishte fantastik me ndërhyrjet e tij në fazën e mbrojtjes duke mos lejuar që ekipi i tij të pranoj gol. Dhe drenicasi pas ndeshjes bëri një gjest shumë të mirë duke ia dhuruar fanellën e tij një tifozi që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për ta ndjekur lojën.

Exit mobile version