Ish-trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, është riemëruar si trajner i Crystal Palace deri në fund të sezonit.
Patrick Vieira, i cili zëvendësoi Hodgsonin në Selhurst Park në korrik të vitit 2021, u shkarkua nga Palace të premten e kaluar pas një ecurie prej 12 ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat.
Hodgson, 75 vjeç, drejtoi Watfordin nga janari deri në maj 2022, duke u larguar pasi ata ranë në Championship.
“Është një privilegj të më kërkohet të kthehem në klub, i cili gjithmonë ka qenë kaq shumë i dashur për mua”, tha Hodgson.
“Objektivi ynë i vetëm tani është të fillojmë të fitojmë ndeshje dhe të marrim pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin tonë në Premier League”, shtoi ai.
Palace është i 12-ti në tabelë, por vetëm tre pikë mbi zonën e rënies pas humbjes së tyre në “Emirates” nga Arsenali.