UBT News

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham prindër për herë të dytë

Modelja Rosie Huntington-Whiteley njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë. Ajo ndau disa fotografi të saj duke shfaqur barkun e rrumbullakosur. Fansat e saj i uruan shtatzëninë.

Rosie jeton në Los Angeles me të fejuarin e saj, Jason Statham dhe djalin e tyre, Jack. Ata janë bashkë qe 10 vjet dhe u fejuan në vitin 2016.

Një vit më vonë ata u bënë prindër të një djali dhe vendosën që të mos nguten për martesë.

“Nuk është prioritet për ne; sepse jemi të lumtur. Mendoj se do të jetë argëtuese kur fëmija të rritet dhe të marrë pjesë në dasmë”, kishte deklaruar modelja pas lindjes së djalit.

Vitin e kaluar, Rosie foli për rritjen e djalit të tyre gjatë izolimit duke pranuar se argëtimi i vogëlushit të tyre ishte i vështirë./UBTNews

Exit mobile version