Cristiano Ronaldo ka zbuluar se cilin e vlerëson si trofeun më të rëndësishëm deri tani në karrierë, derisa e ka folur edhe për golin e parapëlqyer.
Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të dekoruar të gjeneratës së vet, pasi i ka fituar 32 trofe gjatë karrierës në Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Gjatë asaj rruge, ai e ka fituar pesë herë Topin e Artë, po ashtu, i cili është çmim për futbollistin më të mirë të vitit në botë.
Në CV-në e tij, 36-vjeçari i ka fituar edhe dy trofe me Kombëtaren e Portugalisë, përfshirë Kampionatin Evropian më 2016, për të cilin thotë se ka rëndësi më shumë se çdo arritje tjetër në futboll.
“Në fund të finales (kundër Francës) po qaja nga lumturia! I përjetova tri lloje ndjenjash dhe emocionesh në atë ndeshjes, por ishte e pabesueshme se çfarë ndjeva në fund”, tha Ronaldo.
“Ky ishte mbase trofeun më i rëndësishëm që e kam fituar në jetë”, shtoi ai.
Nga 777 gola që i ka shënuar në karrierë, Ronaldo këmbëngul se goli i famshëm me gërshërë kundër tani klubit të vet, Juventusit, në Ligën e Kampionëve, është më i miri që e ka shënuar ndonjëherë.
“Siç e dini, unë i kam shënuar 777 gola në karrierën time. Fatkeqësisht duhet ta përmend se golin që më pëlqen më së shumti e shënova kundër ekipit tim të tanishëm, Juventus, dhe në portën e mikut tim të madh, Gianluigi Buffon”, shtoi ai.