UBT News

​Ronaldo zbulon blerjen më të shtrenjtë në jetën e tij

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka treguar se blerja më e shtrenjtë e jetës së tij nuk është një makinë luksoze apo një vilë madhështore, por avioni i tij privat.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Al Nassr-it tha se avioni është investimi më i madh financiar që ka bërë ndonjëherë, duke zbuluar edhe disa detaje për të.

“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë ishte avioni Global Express. E kam prej 13 vitesh, por e kam ndërruar vitin e kaluar, kështu që është mjaft i shtrenjtë.”, tha Ronaldo.

Fluturakja e tij private, e personalizuar me logon “CR7”, i mundëson atij të udhëtojë me familjen dhe stafin në çdo cep të botës me luks dhe komoditet maksimal.

Avioni kushton rreth 25 milionë euro, sipas mediave britanike, dhe përfshin një ambient të brendshëm të projektuar posaçërisht për Ronaldon.

Superylli 40-vjeçar është i njohur për stilin e jetesës luksoze, por në këtë rast ai tregoi se prakticiteti dhe rehatia janë po aq të rëndësishme sa çmimi.

“Më pëlqen të udhëtoj me familjen në kushte të mira. Nuk është thjesht luks, është komoditet dhe privatësi.”, shtoi Ronaldo.

Avioni privat mbetet një tjetër simbol i suksesit dhe përkushtimit të tij pas më shumë se dy dekadash në majat e futbollit botëror./S.K/KP/

Exit mobile version