Cristiano Ronaldo kohët e fundit nënshkroi një kontratë me klubin e futbollit Manchester United.
Ai gjeti një vilë të re ku do të jetonte me familjen e tij, por pas një jave ata u transferuan në një shtëpi tjetër.
Ronaldo u zhvendos me gruan e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët sepse u shqetësuan nga zhurma e bërë nga delet, shkruan “The Sun”. Ai gjithashtu kishte frikë për sigurinë e tij.
“Edhe pse prona është e bukur dhe e vendosur midis fushave dhe pyjeve të shumta, aty është një tufë delesh e cila është shumë e zhurmshme herët në mëngjes. Kishte gjithashtu një shteg publik, si dhe një shteg me pamje nga dera e tij kryesore. Ronaldo është një profesionist i vërtetë, i cili ka nevojë për pushim dhe shërim cilësor pas lojërave, kështu që ai arriti në përfundimin se është më mirë që ai dhe familja e tij të lëvizin”, tha burimi.
Shtëpia e tyre e re ka një pishinë, një sallë kinemaje dhe një garazh ku mund të parkohen katër vetura. Prona sigurohet nga kamerat e vëzhgimit dhe një derë e përparme elektrike, kështu që është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.