Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është bërë sportisti më i paguar në botë, meqë kalimi te Al-Nassr gati ia dyfishoi pagën, sipas Forbes.
Ronaldo iu bashkua klubit nga Arabia Saudite gjatë muajit janar, pasi u largua nga Manchester United vitin e kaluar, dhe pavarësisht thashethemeve se po planifikon të largohet edhe nga aty, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka korrur përfitimet financiare nga vendimi i tij.
Sipas Forbes, vlerësohet se Ronaldo ka një pagë prej 75 milionë dollarësh dhe ka fituar një sërë mundësish marketingu.
Forbes vlerëson se 38-vjeçari ka fituar 136 milionë dollarë nga të ardhurat në fushë dhe jashtë fushës vitin e kaluar, kjo falë lëvizjes së tij në Lindjen e Mesme./UBTNews/