UBT News

Ronaldo shënon hat-trick-un e 50 në karrierën e tij

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka arritur sot ta shënojë hat-trick-un e 50-të të karrierës së tij.

Gjiganti anglez Manchester United ka shënuar sot fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër skuadrës së Norwichit, ku heroi i ndeshjes për “Djajtë e Kuq” ishte Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shënoi të tri golat për United, fillimisht në minutën e 7’ për 1:0, më pas në minutën e 32’ për 2:0 dhe në minutën e 76’ për 3:0.

Ndërkaq, tre golat e sotëm të Ronaldos kompletuan hat-trickun e tij numër 50 në karrierë.

Po ashtu, ylli portugez tani regjistron plot 21 gola këtë sezon në të gjitha garat me Manchester United.

Exit mobile version