Cristiano Ronaldo theksoi kënaqësinë e tij për rikthimin në skuadrën e Manchester United duke postuar në Instagram pas fitores 3:0 të “Djajve të Kuq” ndaj Sheriff Tiraspolit në Ligën e Evropës.
United mposhti skuadrën moldave falë golave të Diego Dalot dhe Marcus Rashford, përpara se Ronaldo të shënonte golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.
Superylli portugez ishte kthyer si titullar në formacion pas më shumë se një javë pas përplasjes së tij me trajnerin Erik ten Hag.
Ronaldo refuzoi të inkuadrohej kundër Tottenhamit, ku edhe u largua nga stadiumi para se të përfundonte ndeshja, dhe si pasojë e kësaj Ten Hag e përjashtoi Ronaldon nga skuadra e parë për ndeshjen kundër Chelseat.
Sifoqoftë, pas bisedimeve mes Ten Hag dhe Ronaldos, ky i fundit u rikthye në stërvitje këtë javë dhe shënoi golin e 701 në karrierë në fitoren e United në Ligën e Evropës.
Pas ndeshjes, Ronaldo tani ka shpërndarë një postim në “Instagram” me një foto të festimit të tij të ri duke theksuar se United qëndron së bashku si ekip.
“Paraqitje tejet e mirë ekipore dhe një fitore e mirë. Ne qëndrojmë së bashku. Vazhdojmë, United!”, shkroi Ronaldo.
Ky ishte vetëm goli i tretë i Cristiano Ronaldos në këtë sezon për Manchester United dhe goli i tij i parë në “Old Trafford”, ku dy golat e tij të kaluar ishin kur United ishte mysafirë i Evertonit dhe Sheriff Tiraspolit.