Portugalia e ka nisur me barazim aventurën në Kupën e Botës, pasi u ndal 1:1 nga Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen e parë të fazës grupore.
Portugezët kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e Joao Neves, ndërsa Kongo barazoi në fund të pjesës së parë me Yoane Wissa.
Pas ndeshjes ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili luajti gjatë gjithë takimit.
“Nuk ishte fillimi që deshëm, por është ende larg nga mbarimi. Kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Sulmuesi portugez pati një rast të mirë për të shënuar në pjesën e dytë, por nuk arriti ta konkretizojë.
Me këtë rezultat, Portugalia dhe Kongo marrin nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit K.
D.L
Photo: Associated Press
