UBT News

Ronaldo po largon makinat nga garazhi i tij në Torino, a po largohet nga Juventusi?

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka filluar largimin e makinave të tij nga garazhi i tij në Torino, duke nxitur edhe më shumë thashethemet e një lamtumire këtë verë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester United është lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër” këtë verë dhe një tjetër shenjë për këtë po vjen sot.

Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro tashmë tha se ajo do të përpiqet ta bindë 36-vjeçarin të kthehet në Lisbonë, por agjenti Jorge Mendes mohoi që futbollisti portugez do të kthehet në atdheun e tij.

Por “Semper Calcio” tani ka publikuar një video ku mund të shihet një ekip e njerëzve që ngarkojnë super veturat e Ronaldos në një kamion.

Kamioni është nga “Rodo Cargo”, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë, dhe video tregon se makinat e super yllit po largohen nga shtëpia e tij në Torino.

Ardhja e makinave në vitin 2018 ishte një shenjë e madhe për ardhjen e Ronaldos në Juventus, dhe fakti që makinat po largohen nga garazhi mund të nënkuptojë se ai po largohet.

Exit mobile version