UBT News

Ronaldo përballet me Messin nesër në Champions League

Nesër, me fillim nga ora 21:00, Barcelona ndeshet me Juventusin, në ndeshjen më të veçantë të futbollit botëror. Messi e Ronaldo do të përballen pas shumë kohësh, kokë më kokë në mes vete, ku fotoreporterët dhe kameramanët të gjithë vëmendjen do ta kenë te këta dy lojtarë.

Portugezi, i cili ditë më parë arriti shifrën prej 750 golash në karrierë (me klube dhe kombëtaren), është golashënuesi më i mirë në histori të garës më të madhe evropiane për klube.

Mirëpo, CR7 nuk ka shënuar asnjëherë kundër Messit në Ligën e Kampionëve, derisa argjentinasi ka realizuar tre gola në pesë përballje mes tyre në garën elitare për klube.

Përballja në Camp Nou do të jetë përballja e parë për dy më të mirët e futbollit modern që nga koha kur Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit në verën e vitit 2018.

Ronaldo dhe Messi kanë zhvilluar 33 ndeshje kundër njëri-tjetrit në të gjitha garat. Argjentinasi i ka fituar 15 prej tyre duke shënuar 21 gola. Portugezi i ka fituar nëntë nga ato sfida dhe ka shënuar 18 gola./UBTNews

Exit mobile version