UBT News

Ronaldo nuk pritet të luajë titullar për Manchester Unitedit kundër Newcastle në fundjavë

Ronaldo u kthye në Manchester Unitedi, pasi iu ribashkua klubi nga Juventusi më 27 gusht, por pas ndeshjeve me Portugalinë dhe vetizolimit, atij i ka mbetur pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e së shtunës në Premierligë.

Pasi luajti për Portugalinë dhe i shënoi dy gola në fitoren 2:1 kundër Republikës së Irlandës më 1 shtator, Ronaldo u rikthye në Britani të Madhe, por u përball me pesë ditë izolim, për shkak të protokollit të Covid-19.

Kjo nënkupton se ai e ka vetëm një ditë për t’u stërvitur me bashkëlojtarët e rinj para ndeshjes së fundjavës.

Sipas The Sun, superylli portugez do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Newcastle të shtunën në orën 16:00, por ai pritet ta bëjë debutimin e dytë për djajtë e kuq kah mesi i pjesës së dytë.

Exit mobile version