UBT News

Ronaldo Nazario përzgjedh formacionin më të mirë sipas tij

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario da Lima ka zgjedhur formacionin me 11-shen që sipas tij ishin më të mirët në histori në pozitat e tyre.

Respekti dhe dashuria për të kanë bërë që Ronaldo edhe sot të jetë aktual dhe pjesë e mediave dhe intervistave.

Së fundmi, në një intervistë për Daily Mail, atij i është kërkuar të përzgjedh formacionin më të mirë në histori.

Sulmuesi brazilian ka kompletuar 11-shen. Duke filluar në portë me Gianluigi Buffonin, më pas mbrojtja përbërë nga Cafu, Maldini, Cannavaro e Roberto Carlos.

Në mesfushë, marrin pjesë Pele, Maradona dhe Zidane, ndërsa në sulm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nga krahet kurse ‘R9’ në qendër./UBTNews/

Exit mobile version