UBT News

Ronaldo mungon sonte në derbi, tifozët e Liverpoolit kanë gati befasinë

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e Manchester United kundër Liverpoolit në “Anfield Road” sonte.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Djajve të Kuq” dhe ky vendim vjen pasi ylli portugez të hënën bëri të ditur se ka humbur foshnjën e posa lindur nga bashkëshortja e tij.

“Familja është më e rëndësishme se gjithçka dhe Ronaldo po mbështet të dashurit e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë. Si i tillë, ne mund të konfirmojmë se ai nuk do të luajë në ndeshjen kundër Liverpoolit në “Anfield” të martën në mbrëmje dhe ne pranojmë kërkesën e familjes për privatësi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Manchester United.

Nga ana tjetër, mediat në Angli kanë bërë të ditur se tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur një befasi dedikuar yllit portugez. Ata pritet që në minutën e shtatë të ndeshjes të duartrokasin për një minutë për Cristiano Ronaldon.

Exit mobile version