Cristiano Ronaldo ka përshëndetur rivalin e tij të përjetshëm sportiv, Lionel Messin, duke i kushtuar fjalë të veçanta pas paraqitjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.
Një ditë pas ndeshjes, Messi reagoi në Instagram për të reflektuar mbi paraqitjen e tij me Argjentinën, ndërsa mesazhi i Ronaldos mori vëmendje të veçantë.
Messi shënoi një nga golat në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Beninit. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Nicolas Otamendi dhe Nico Paz, ndërsa Messi kontribuoi edhe me asistime.
Në koment, Ronaldo vlerësoi karrierën e Messit me kombëtaren argjentinase dhe theksoi se trashëgimia e tij do të mbetet e përjetshme.
“Leo, kaq shumë vite duke e mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Të përqafoj”, shkroi Ronaldo.
Edhe pse prej vitesh kanë qenë rivalë në fushën e futbollit, dy superyjet kanë shprehur vazhdimisht respekt të ndërsjellë për arritjet dhe karrierën e njëri-tjetrit.
D.L
