UBT News

Ronaldo lojtari më i paguar në këtë sezon

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i paguar në botë për këtë sezon, duke e kaluar edhe rivalin e tij afatgjatë, Lionel Messi, sipas Forbes.

Pas kthimit të tij në Manchester United, ylli portugez pritet të fitojë 125 milionë dollarë para taksave këtë sezon – 70 milionë dollarë vijnë nga rroga dhe bonuset.

Në anën tjetër, Messi do të fitojë 110 milionë dollarë, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në botë. 34-vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona këtë vit dhe pritet të fitojë më shumë se Ronaldo sa i përket pagës – 75 milionë dollarë.

Por Ronaldo, si lojtari më i popullarizuar në mediat sociale me më shumë se 500 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, sipas Forbes – merr 55 milionë dollarë nga rrjetet sociale krahasuar me 35 milionë dollarët e Messit./UBTNews

Exit mobile version