Cristiano Ronaldo është larguar nga Spanja, pas dy ditësh stërvitje te Real Madridi, për t’u nisur drejt Dubait.
Ish-ylli i Manchester United e ka mbajtur veten në formë në objektin stërvitor të Realit teksa po përpiqet të gjejë një klub të ri.
Ronaldos i ishte dhënë drita jeshile për t’u stërvitur në bazën stërvitore të Realit pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës, por “DAZN” ka bërë të ditur se ai tani është nisur për në Dubai me avionin e tij privat.
Të enjten, Ronaldo është stërvitur në terrenin stërvitor Valdebebas të Real Madridit për të dytën ditë radhazi, teksa 37-vjeçari duket të jetë në formë ndërsa kërkon një klub të ri.
Ylli portugez u stërvit i vetëm në objekt të mërkurën, sipas gazetës spanjolle “Relevo”, pas eliminimit të vendit të tij nga Kupa e Botës.