UBT News

Ronaldo largohet nga intervista

Cristiano Ronaldo u largua nga intervista pas ndeshjes së tij me Portugalinë ndaj Irlandës Veriore, ndeshje kjo që u përmbyll me fitore 2:1, të mërkurën.

Ronaldo nuk ishte i interesuar të kalonte shumë kohë para mediave, duke zgjedhur që fitoren ta shënonte me festë larg mediave.

Sesioni i intervistës së Ronaldos filloi normalisht, me sulmuesin duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për rekordin që shënuam, por edhe për momentet e veçanta që i kishim, dy gola në fund të lojës”, deklaroi ai.

“(Humbja e penalltisë herët) ishte vetëm pjesë e lojës. Nganjëherë shënon, nganjëherë bën gabime. Por ne besuam deri në fund të ndeshjes”, shtoi ai.

Duket se Ronaldo nuk kishte durim ta dëgjonte edhe një pyetje tjetër, meqë u largua gjatë pyetjes vijuese të gazetarit./UBTNews

Exit mobile version