UBT News

Ronaldo iu përgjigjet pozitivisht kërkeses së P!nk për të realizuar ëndrrën e dy fëmijëve

Singer Pink poses for photographers upon arrival at the Brit Awards in London, Wednesday, Feb. 20, 2019. (Photo by Joel C Ryan/Invision/AP)

Këngëtarja e njohur P!nk përdori dje llogarinë e saj zyrtare në Twitter për t’i dërguar një mesazh Cristiano Ronaldos, njofton UBT News.

Ajo vendosi të realizojë ëndrrën e disa fëmijëve, të cilët sipas saj, ndonëse nuk kanë shumë, dëshiruan vetëm fanellën e yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldos.

“Përshëndetje Cristiano Ronaldo. Këtë Krishtlindje, unë do të mbështes dy fëmijë që nuk duan asgjë më shumë se fanellën tuaj”, shkroi ajo.

“Dëshironi të më dërgoni disa [fanella] dhe të ndryshoni jetën e tyre? E di që ju bëni gjëra të mrekullueshme gjatë gjithë kohës”, shtoi këngëtarja.

E padyshim se legjenda e futbollit nuk vonoi dhe iu përgjigj kërkesës së saj.

“Përshendetje Pink, jam i lumtur të ndihmoj. Unë do të organizoj disa fanella të firmosura për këta fëmijë pa problem. Urime për realizimin e kësaj”, i’u përgjigj ai./UBTNews/

Exit mobile version