Futbollisti Cristiano Ronaldo tha se redaktori i revistës “France Football”, Pascal Ferre “gënjeu” pas deklaratave të tij se Ronaldo i ka treguar atij që ambicia e tij është të pensionohet me më shumë trofe “Topa të Artë” sesa Lionel Messi.
Ferre i dha këto deklarata për New York Times pak para ceremonisë së sivjetme.
“Ronaldo ka vetëm një ambicie dhe ajo është të pensionohet me më shumë “Topa të Artë” sesa Messi. E di këtë sepse ai më tregoi”, deklaroi Ferre.
Ronaldo i reagoi atij përmes një postimi në rrjete sociale të hënën, pak para se Messi të merrte Topin e Artë për të shtatën herë radhazi.
“Rezultati i sotëm shpjegon pse deklaratat e Pascal Ferré javën e kaluar, kur ai tha se i tregova atij se ambicia ime e vetme ishte të përfundoja karrierën time me më shumë trofe sesa Lionel Messi. Pascal Ferre gënjeu, e përdori emrin tim për ta promovuar veten dhe për ta promovuar revistën në të cilën punon. Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi të tillë prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, në mungesë respekti absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë revistën France Football dhe ceremoninë “Topi i Artë”, ka shkruar Ronaldo./UBTNews