Cristiano Ronaldo ka kritikuar sa i përket “gënjeshtrave” rreth lajmeve që po bëhen sa i përket të ardhmes së tij në Manchester United.
Sulmuesi portugez humbi turneun parasezonal të United në Tajlandë dhe Australi për arsye personalel. Pas kësaj, filluan spekulimet e shumta nëse ai do të largohej nga Old Trafford.
Është raportuar se Ronaldo dëshiron të luajë futboll në Champions League, por United thotë se 37-vjeçari nuk është në shitje dhe mbetet një pjesë integrale e planeve të trajnerit të ri, Erik ten Hag.
Në një përgjigje ndaj një llogarie të tifozëve në Instagram, Ronaldo tha se tifozët do ta “dinin të vërtetën” brenda disa javësh, duke shtuar: “Mediat po thonë gënjeshtra”.
“Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit, prej 100 lajmeve të bëra, vetëm pesë kishin të drejtë”, shkroia ai./UBTNews/