UBT News

​Ronaldo i bën thirrje Ancelottit: Rikthejeni Neymarin në kombëtare

Ronaldo Nazário ka kërkuar publikisht nga Carlo Ancelotti që të rikthejë Neymarin në ekipin kombëtar të Brazilit.

Sulmuesi legjendar e cilësoi 33-vjeçarin e Santos si një lojtar vendimtar për Seleção-n, duke theksuar se mungesa e tij është një boshllëk i madh.

Neymar, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola në 128 ndeshje, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju.

Pas rikthimit nga aventura në Arabinë Saudite me Al Hilal, ai është shndërruar sërish në një figurë kyçe për Santos, por deri më tani Ancelotti nuk e ka thirrur në katër ndeshjet e tij në krye të Brazilit.

“Ne nuk kemi një lojtar tjetër si Neymar. Ai është vendimtar për Seleção-n braziliane. Njerëzit shpresojnë 100% që ai të shkojë në Kupën e Botës, sepse me të rezultatet tona do të ishin shumë më të mira,” tha Ronaldo.

Ancelotti, nga ana e tij, në muajin shtator nuk e kishte përjashtuar mundësinë e rikthimit të Neymarit, duke theksuar se ai duhet të rifitojë formën e duhur për të dhënë më të mirën në Kupën e Botës./S.K/KP/

Exit mobile version