Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ai dhe bashëkshortja e tij kanë humbur të birin e tyre, njërin nga binjakët që ata po prisnin të lindinin, ku vetëm njëri prej tyre ka lindur shëndosh e mirë.
Foshnja tjetër që ishte djalë, ka vdekur gjatë procesit të lindjes dhe për këtë ylli portugez ka shprehur dhimbjen e madhe derisa ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij në këtë kohë të vështirë për të dhe familjen.
Njoftimi i lëshuar në rrjetet sociale nga ylli portugez:
Me trishtimin më të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vogëlushit tonë.
Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e fëmijës tonë na jep forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.
Falenderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar.
Jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.
Djali ynë ti je engjëlli ynë. Do të të duam përgjithmonë.