Gjigandi anglez Manchester United ka shënuar dje fitore në ndeshjen kundër Arsenal, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Premier Ligës angleze.
Manchester United e ka mposhtur në “Old Trafford” me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Arsenalit.
Fillimisht, ishte skuadra e Arsenalit ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku mesfushori Emile Smith-Rowe shënon në minutën e 13’ për 1:0.
Manchester United gjeti golin e barazimit përmes mesfushorit ofensiv Bruno Fernandes, i cili shënon në minutën e 44; të ndeshjes për 1:1.
Pjesën e dytë më mirë e nisi skuadra e United, ku e gjeti golin e epërsisë në minutën e 52’ përmes Cristiano Ronaldos, i cili po ashtu shënoi golin numër 800 në karrierën e tij.
Gëzimi i “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë, ku dy minuta më vonë Martin Odegaard barazon shifrat për Arsenalin në 2:2.
Golin e fundit në ndeshje, të fitores për United dhe numër 801 në karrierë e shënoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, duke ia siguruar tre pikët skuadrës së tij nga pika e bardhë në minutën e 70’.
Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 21 pikë të arkëtuara, dy më pak se kundërshtari i sotëm Arsenal që zë vendin e pestë në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të Manchester United.