Cristiano Ronaldo e ka përshkruar humbjen tragjike të djalit të tij si një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pasi ka mirëpritur njëkohësisht një vajzë me gruan e tij, Georgina Rodriguez.
Ai foli për këtë në intervistën me Piers Morgan, pasi kishte njoftuar në prill se një nga binjakët e tyre të porsalindur kishte ndërruar jetë fatkeqësisht.
Ai tha, “Është ndoshta momenti më i keq i jetës sime që kur më vdiq babai. Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale dhe kur e ke atë problem është e vështirë. Kur je qenie njerëzore siç jam unë… Unë dhe Georgina patëm një moment të vështirë sepse nuk e kuptojmë pse na ndodhi”.
Ronaldo shtoi, “Unë u përpoqa t’i shpjegoj ndonjëherë familjes sime dhe miqve të mi të ngushtë se kurrë nuk kam qenë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment. Nuk jam ndjerë kurrë në atë mënyrë. Është e vështirë ta shpjegosh. Nuk e dini a të qani apo të qeshni”.
Më poshtë e gjeni intervistën e shkëputur të Ronaldos me gazetarin Piers Morgan.