Futbollisti i mirënjohur portugez, Cristiano Ronaldo është pronar i orës ‘Rolex’, asaj që besohet se është ora më e shtrenjtë në botë, me çmim prej 432 mijë euro (371 mijë funta).
Ylli i Manchester United është një nga vetëm dy futbollistët aktivë që ka fituar mbi 1 miliard funte gjatë karrierës së tij si lojtar, bashkë me Lionel Messin e PSG-së.

Ronaldo u emërua kohët e fundit si atleti i pestë me të ardhurat më të larta të të gjitha kohërave, krahas lojtarëve si David Beckham, LeBron James dhe Roger Federer.
Siç raporton Daily Star, ish-sulmuesi i Juventusit e bleu orën në vitin 2019, në kohën kur luante për klubin e Serie A./UBTNews