Me lajmin edhe dhënë të mërkurën se Cristiano Ronaldo po përdorë ambientet e Real Madridit për t’u stërvitur dhe ruajtur formën fizike, sot dhjetëra tifozë ishin të pranishëm në hyrjen e qendrës stërvitore të këtij klubit “Valdebebas” për të parë sërish portugezin.
Pikërisht në dalje të qendrës stërvitore ata panë sërish yllin portugez, brenda një Mercedesi ngjyrë hiri. Megjithatë, ai as nuk e ngadalësoi makinën, duke iu shmangur atyre që kërkonin një autograf apo një fotografi.
Për të dytën ditë radhazi, Ronaldo, i cili është pa klub pasi ndërpreu kontratën me Manchester United, u stërvit në ambientet e klubit spanjoll ku është golashënuesi më i mirë në histori, me 451 gola në 438 ndeshje zyrtare, mes vitit 2009 dhe 2018.