Të luajë futboll në Azi si duket nuk është opsioni i duhur tani për Cristiano Ronaldon.
Superylli portugez e ka refuzuar ofertën 200 milionëshe të Al-Nassr, dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Ronaldo pas ndeshjes mbrëmë mes Portugalisë e Zvicrës.
Gjatë ditëve të fundit raportohej se Ronaldo e ka pranuar ofertën prej 200 milionë eurove në sezon nga Al-Nassr, ndërsa tani superylli portugez i ka demantuar këto zëra.
“Jo, kjo gjë nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë”, u përgjigj Ronaldo kur u pyet për ofertën nga Al-Nassr.
Oferta e Al-Nassr për Ronaldon qëndron ende në tavolinë, por nuk ka dritën e gjelbër nga Ronaldo i cili po synon të luajë ende në Ligën e Kampionëve në nivelin më të lartë.