UBT News

Ronaldo dhe Messi sërish kundërshtarë

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo së fundmi u përballën me njëri-tjetrin në fushë në miqësoren midis Al-Hilal & Al-Nassr dhe PSG në fillim të vitit .

Edhe pse do të dukej se kjo do të ishte hera e fundit që dy rivalët do të luanin kundër njëri-tjetrit, një miqësore e re luksoze mes argjentinasit dhe portugezit mund të ndodh së shpejti.

Sipas mediave arabe, Al-Nassr së fundmi mori një ofertë për të marrë pjesë në një turne në Kinë këtë dimër, në janar. Mes skuadrave të ftuara është edhe Inter Miami, ndaj Messi dhe Ronaldo mund të jenë sërish kundërshtarë.

Nisma i përket një kompanie të madhe marketingu në Kinë, e vetëdijshme për potencialin e madh për të fituar para nga kjo miqësore. Natyrisht, organizatori ka një buxhet për të përballuar dhe pritet që Al-Nassr dhe Inter Miami të pranojnë ftesën.

Ndonëse prej rreth 15 vitesh janë rivalë, në ndeshjen miqësore të janarit Messi dhe Ronaldo u kapën në poza që dëshmojnë respektin e tyre për njëri-tjetrin. 

Exit mobile version