UBT News

Ronaldo dëshiron ta përfundojë karrierën te ish-klubi i tij!

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se ka vendosur që ai dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në Sporting CP, klubi ku filloi gjithçka për të.

36-vjeçari ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por thashethemet vazhdojnë për një lëvizje të mundshme këtë verë.

Gazeta portugeze “Record” raportoi për dëshirën e Cristiano Ronaldos për t’u kthyer në Sporting, duke e vendosur lajmin në ballinën e ditës së sotme.

Mediumi portugez gjithashtu thekson se pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron të vazhdojë të luajë derisa në moshën 40-vjeçare. Familja e tij do të mbështeste transferimin në Sporting, gjithashtu.

Përveç Sportingut, destinacionet e mundshme të yllit portugez janë dy ish-klubet tjera, Real Madridi dhe Manchester Unitedi.

Exit mobile version